Konferenca për mosndëshkimin e sulmuesve të gazetarëve - Foto: KALLXO.com

Siguria e Gazetarëve, Sonte në Drejtësia në Kosovë

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, kësaj radhe sjell reportazhin që flet për situatën e sigurisë së gazetarëve në vend. Të dhënat e mbledhura nga ekipi i “Drejtësia në Kosovë”, tregojnë se vetëm gjatë këtij viti të dhënat e Policisë së Kosovë tregojnë për 23 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Po ashtu do mund t`i ndiqni intervistat me Avokatin e Popullit, përfaqësuesit e OSBE-së dhe gazetarët të cilët janë sulmuar si rezultat e punës së tyre.

Emisioni sjell edhe detaje tjera që tregojnë për dështimin e institucioneve të drejtësisë për t`i zbardhur shumë raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj  gazetarëve

Në emision flasin edhe përfaqësues të shoqatave të gazetarëve, të Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit.

Në fund të emisionit do mund të ndiqni rubrikën e rregullt “Policia”, me pamje ekskluzive nga aksionet e njësiteve të Policisë në luftën kundër krimit. Drejtësia në Kosovë, transmetohet çdo të premte në ora 22:20 në RTK dhe jepet të hënën në mesditë.