Foto-ilustrim

Si ndodhi aksidenti me fatalitet në Fortesë të Rahovecit?

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Një person ka vdekur e një tjetër ka pësuar lëndime të rënda në aksidentin e trafikut që ka ndodhur rreth orës 21:15.

Komandanti i Trafikut në Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija ka treguar për KALLXO.com se si ka ndodhur aksidenti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në momentin kur drejtuesi i automjetit, i cili është lënduar dhe dërguar në QKUK, i cili po shkonte në drejtim të Rahovecit dhe në fshatin Fortesë ka bërë një kthim të pakujdesshëm majtas për të dalë nga rruga kryesore.

Në atë moment, ai është goditur në krahun e djathtë të derës së përparme nga automjeti që ka qenë në përballëkalim, në drejtim të Gjakovës.

Sipas komandantit të Trafikut, personi që dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin është i lënduari që është dërguar në QKUK për shërim.

KALLXO.com raportoi për aksidentin me fatalitet që ndodhi sonte.

https://kallxo.com/nje-i-vdekur-dhe-nje-i-lenduar-ne-aksident-ne-rahovec/

www.kallxo.com