Shyqyri Haxha- deputetes: Më ke thanë me punësu dikë në Telekom

Ish-Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Shyqyri Haxha është zotuar se nuk ka punësuar asnjë familjar të vetin në këtë ndërmarrje.

Kur ku kjo deklaratë iu vë në dyshim nga deputetja Blerta Deliu-Kodra, Haxha e akuzoi atë se i kishte kërkuar punësimin e dikujt.

Në kohën sa po raportonte në Komisionin Hetimore Parlamentar lidhur me PTK-në dhe ‘Vala’, Haxha foli edhe me punësimet familjare në Telekomin e sotëm.

“As kam pas të punësum as vëlla, as motër. Asnjë me mbiemrin Haxha nuk është i punësum”, tha ai.

Deputetja më pas e pyeti se a ka të tjerë.

E kësaj pyetje Haxha iu përgjigj- “Mos më shti me folë se goja jote ka ardhë me më thonë me futë dikë në punë”.

Këtë akuzë e mohoi deputetja duke thënë se nuk ka ndodhur ‘kurrë në jetë’.

Një varg skandalesh janë raportuar për Telekomin e Kosovoës vetëm muajt e fundit lidhur me punësimet familjare.

https://kallxo.com/gjate-qeverisjes-haradinaj-ne-telekom-u-punesuan-234-persona-dokument/