Më Shumë Miliona të Buxhetit të Shpenzuar në 2015-ën

Të dhënat dolën nga publikimi i Raportit Vjetor Financiar për vitin 2015 të Ministrisë së Financave.

Sipas këtij raporti vitin e kaluar ka një rritje të shpenzimeve prej  103.48 milionë eurove në krahasim më vitin 2014.

Pjesa më e madhe e këtij buxheti është shpenzuar për paga dhe rroga në vlerë mbi 526 milionë euro, pas tyre radhiten shpenzimet për subvencione dhe transfere me 26.1 për qind apo në vlerë mbi 422 milionë euro, më pas shpenzimet për investime kapitale mbi  407 milionë euro apo 25.3 për qind.

Me përqindje më të vogël prej 11.4 për qind janë mallrat dhe shërbimet apo mbi 184 milionë euro dhe në përqindje shumë herë më të vogël janë shpenzimet për pagesat tjera me 3.0 për qind apo 49 milionë euro dhe 1.5 për qind apo mbi 24 milionë euro kanë shkuar për shërbimet komunale.

Burimi: Ministria e Financave
Burimi: Ministria e Financave

Në raport me vitin 2014 disa kategori të shpenzimeve pësuan ndryshime.

Shpenzimet për paga dhe rroga u rritën për 39.6 milionë euro, shpenzimet për mallra dhe shërbime shënuan një rënie për 3.2 milionë eurove, po në anën tjetër shpenzimet për shërbime komunale (energji elektrike, ujë, ngrohje, mbeturina etj) u rritën mbi 2 milionë euro.

Subvencionet dhe transferet shënuan një rritje mbi  57 milionë euro që përbën rritjen më të madhe në krahasim me kategoritë tjera. Përderia rënie mbi 4.9 milionë euro pësuan shpenzimet për investime kapitale për 2015-ën.

Burimi: Ministria e Financave
Burimi: Ministria e Financave

Pagesat tjera  (pagesat e borxhit, pagesa për anëtarësimin në institucionet financiare ndërkombëtare, kthimet nga fondet e depozitave) shënuan një rritje mbi 12 milionë euro