Foto: ZAKARIA ABDELKAFI/AFP/Getty Images

Shuhet zjarri në katedralen Notre Dame

Pas nëntë orësh zjarrfikësit francez e kanë shuar zjarrin në katedralen Notre Dame në Paris.

Zjarrëfikësit ia dolën ta merrnin në kontroll duke punuar me aftësi dhe saktësi për të shmangur dëmtimin e mëtejshmë të monumentit mesjetar, raporton CNN.

Ata arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj, porse maja dhe çatia iu shembën.

Katedralja Notre Dame u përfshi gjatë ditës së djeshme nga zjarri derisa ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Megjithatë zyrtarët thonë se kjo mund të lidhet me punën e renovimit.

Vitin e kaluar, Kisha Katolike në Francë filloi një thirrje urgjente për fonde për të shpëtuar katedralen, e cila po fillonte të shkatërrohej.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë katedralen mesjetare Notre-Dame, pasi një zjarr i madh shkatërroi pjesërisht simbolin e Parisit.

Katedralja e Notre-Damit është atraksioni turistik më i vizituar në Paris. Të gjithë e mendojnë se Kulla Eiffel, është më e vizituara, por sipas të dhënave, Notre-Dami është ndërtesa më e vizituar në tërë Francën.