Foto-Ilustrim

Shuhet Zjarri Masiv në Malet e Malishevës (Foto)

Një zjarr ka kapluar disa hektarë male mes Gurbardhit dhe Turjakës në komunën e Malishevës.

Në orët e mbrëmjes Komuna e Malishevës njoftoi se njësia e Zjarrfikësve në Malishevë pas një intervenimi të suksesshëm e ka shuar zjarrin.

Zjarri i cili kishte përfshirë disa hektarë mal, ishte shuar për rreth një orë. Bashkë me zjarrfikësit në vendngjarje ka dalë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka apeluar për kujdes të shtuar.

Sipas nënkryetarit Berisha, zjarrfikësit me të marrë informacionin kanë intervenuar në shuarjen e zjarrit dhe me shumë sukses kanë arritur që ta shuajnë këtë zjarr, i cili kishte kapluar një sipërfaqe të madhe të malit.

Nënkryetari Berisha ka bërë apel te të gjithë qytetarët, e sidomos tek ata të cilët shkojnë në mal, qoftë për dru, për t’i kullotur bagëtitë, apo për rekreacion, që të bëjnë kujdes të shtuar, që mos t’i hedhin cigaret e ndezura, të mos ndezin zjarre dhe t’i lënë ndezura dhe në çdo mënyrë të kenë kujdes, që mos t’i djegim malet, pasi përveç maleve, rrezikohet edhe jeta e qytetarëve.