VIDEO: Paraqitja e Sami Lushtakut, Dardan Gashit e të tjerëve në gjyqin për alltia

Derisa po hynte në sallën e gjyqit, Sami Lushtaku, njëri nga të akuzuarit  komentoi edhe shpejtësinë e KALLXO.com për të raportuar.

“Fort gutni me ardhë ju KALLXO.com”, tha ai.

Seanca fillestare ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës lidhur me gjuajtjen me armë në odën e Fatmir Limajt u shtye.

 

Gjyqtari i rastit i dorëzoi të gjithë të akuzuarve ekzaminimin balistik (ekspertizën e urdhëruar nga prokurori ) .

Endrit Shala në këtë rast e pyeti prokurorin  ” A dolën që janë armë me gaz? ”

Prokurori  tha se “po po me gaz, por janë armë edhe ato ” .

Avokatët kërkuan pak minuta konsulta me akuzuarit, që ta shqyrtojnë këtë provë që sapo e pranuan

Fillimisht, avokati Arianit Koci propozoi që të shtyhet seanca pasi sipas tij sot e pranuan  provën e i duhet kohë për ta analizuar e për tu konsultuar më të mbrojturin e tij, Zëvendëskryeministrin Dardan Gashi.

Këtë provë gjykata e ka pranuar nga prokuroria me datë 07.02 . 2019, e deri më sot nuk ia kishte dorëzuar të gjithë palëve.

Në anën tjetër, ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku kërkoi një datë më vonë sepse do të udhëtoj jashtë shtetit për arsye shëndetësore.

Seanca u shty për datën 27 shkurt në orën 10.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt.

Më pas, kësaj aktakuze iu shtuan edhe Behar Amerllahu, Fadil Demiri dhe Sherif Kastrati.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

https://kallxo.com/sami-lushtaku-me-shoke-paraqiten-ne-gjyqin-per-alltia-ne-oden-e-fatmir-limajt/

 

https://kallxo.com/caktohet-dita-e-gjykimit-ndaj-dardan-gashit-endrit-shales-sami-lushtakut-dhe-te-tjereve-per-gjuajtjet-me-arme/