Gjykimi për mashtrim me subvencione - Foto: KALLXO.com

Shtyhet seanca për mashtrim me subvencione

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, u shty procesi gjyqësor ndaj të akuzuarave për veprën penale mashtrim me subvencione Zana Kotorri, Ardiana Gorani dhe Hana Berisha.

Fillimisht kryetarja e trupit gjykues, i njoftoi palët se kanë mundësinë që sipas radhës të parashtrojnë provat materiale për administrim.

Gjatë parashtrimit të provave materiale për administrim, trupi gjykues konstatoi si të lexuara provat e prezantuara nga ana e Prokurorisë Speciale si dhe provat e prezantuar nga ana e mbrojtjes së të akuzuarave.

Gjatë administrimit të provave, avokati Afrim Saliu, mbrojtës i Ardiana Goranit, i propozojë gjykatës që t’i jap afat që ta sigurojë memorandumin e përbashkët të lidhur mes  OJQ-ve, “ShIPPL” dhe “Arti”, përkatësisht nga Ardiana Gorani dhe Melita Husaj, lidhur me implementimin e përbashkët të projektit të financuara nga Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve.

 

https://kallxo.com/degjohen-deshmitare-te-rinj-ne-gjykimin-per-mashtrim-me-subvencione/

 

Prokurori i Prokurorisë Speciale, ndaj këtij propozimi deklaroi duke thënë se në parim nuk e kundërshtoi propozimin e tillë të mbrojtjës por deri më tani asnjëherë nuk i është paraqitur një memorandum i tillë.

Më tej lidhur me këtë trupi gjykues pyeti prokurorin nëse keni ndonjë dëshmi që e dëshmon transaksionin financiar?

“Kjo provë është në shkresat e lëndës që dëshmon se është bartë transaksioni por nuk dihet qëllimi dhe  për çfarë arsye u bë ky transaksion”, tha prokurori Haki Gecaj.

Trupi gjykues pas këshillimit mori aktvendim, me të cilën konstatoi se aprovohet propozimi i mbrojtësit Afrim Salihu i cekur si më lartë, që seanca e sodit të shtyhet dhe t’i jepet afat 5 ditor për ta siguruar marrëveshjen(memorandumin), e lidhur ndërmjet të akuzuarës Ardiana Gorani nga OJQ, “SHIPPL” dhe Melihate Husaj udhëheqëse e OJQ, “ARTI”, për të vërtetuar para trupit gjykues nëse ky projekt i fituar në Ministrinë e Kthimit ka qenë projekt i përbashkët për implementim në mes këtyre dy OJQ-ve.

Në këtë gjykim, ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Zana Kotorri akuzohet për tri vepra penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit si dhe veprën penale të mashtrimit në bashkëkryerje me dy të akuzuarat e tjera Ardiana Gorani e Hana Berisha. Këto dy të fundit akuzohen edhe për veprën penale dhënie e ryshfetit, lidhur me projektin e shoqatës SHIPPL, me emër “Dua dhe mundemi së bashku”.

Seanca e radhës u caktua më datë: 15 Tetor 2018, në ora 9:30 min, ku do të vazhdohet me pyetjen e të akuzuarëve dhe fjalën përfundimtare.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast:

 

https://kallxo.com/e-akuzuara-per-mashtrim-me-subvencione-e-pranon-fajesine/

 

www.KALLXO.com