Shtyhet Seanca ndaj Fatmir Limajt

Seanca nuk është mbajtur për shkak të mungesës së një anëtareje të trupit gjykues.

Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Në procesin e njëjtë me Limajn për të njëjtat akuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës po ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Suka.

Sot ishte paraparë të dëshmonte Vjollca Kelmendi, zyrtare në ish-Ministrinë e Transportit. Edhe seanca e 10 shkurtit kur duhej të dëshmonte e njëjta zyrtare ishte shtyrë.

http://kallxo.com/anulohet-seanca-ndaj-fatmir-limajt/

Limaj aktakuzën e konsoliduar në të cilën janë bashkuar rastet MTPT1 dhe 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik.

http://kallxo.com/fatmir-limaj-kjo-aktakuze-eshte-ngritur-me-urdher-politik/