Shtyhet Seanca ndaj Azem Sylës dhe të Tjerëve

Është shtyrë për të enjten seanca kundër Azem Sylës dhe personave tjerë të akuzuar në Rastin “Toka”.

Seanca u shty për mungesë të të akuzuarit Hajrullah Berisha, ndërsa prokurori Danilo Cecarelli po kërkon që për Berishën të lëshohet urdhër-arrest.

Pas kërkesës së prokurorit gjyqtari Arcadiuss Sedek lëshoi urdhër-arrestin dhe shtyu seancën.

Për dallim nga dje kur seanca ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve u mbyll me medie me arsyetimin se është një seancë në të cilën do të vendoset se a do të shkohet me shqyrtimin kryesor, sot ajo është e hapur.

http://kallxo.com/mbyllet-per-media-seanca-ne-rastin-e-azem-syles-dhe-te-tjereve/

Dje mbylljen e seancës EULEX-i kur foli për KALLXO.com e arsyetoi me mungesë hapësire.

http://kallxo.com/eulex-rasti-tokat-u-mbyll-per-media-shkaku-hapesires/

Prokuroria Speciale më 25 tetor ngriti  dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitës, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

KALLXO.com siguroi edhe aktakuzën prej 264 faqeve ndaj Sylës dhe të tjerëve.

Ekskluzive: Aktakuza Voluminoze Ndaj Grupit të Azem Sylës

Po ashtu, KALLXO.com ka sjellë pamje ekskluzive nga operacioni për arrestimin e të dyshuarve për rastin e njohur si pronat.

Në mesin e shtëpive të bastisura ishte edhe ajo e tashmë ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.

http://kallxo.com/aksion-gjere-policor-kerkohet-edhe-azem-syla/