Shtrohet rruga në Bërnicë të Poshtme

Sot po vazhdojnë punimet në rrugët e kryeqytetit.

Rruga te kanali Ibër Lepenc në Bërnicë të Poshtme po shtrohet.

Kështu ka njoftuar Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili postoi disa fotografi të punimeve.

“Sot, shtrimi i rrugës te kanali Iber Lepenc në Bërnicë të Poshtme dhe zëvendësimi i shtyllave të rrymës nga KEDS. Po ashtu do të rregullohet edhe ndriçimi”, shkroi ai.