Foto-ilustrim | Njëra nga pikat kufitare të vendit

Shtetasi Shqiptar Kapet në Kufi me Drogë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në Pikën Kufitare në Morinë për posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 32 tableta substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.