Prapa grilave - Ilustrim

Shtetasi i Shqipërisë kapet duke vjedhur në Prizren

Xh.A. shtetas i Shqipërisë do qëndrojë një muaj në paraburgim, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë.

Xh. A. Shtetas i Shqipërisë po dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes. Ai sipas Prokurorisë dyshohet se ka vjedhur në shtëpinë e qytetares G. A. nga Prizreni.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale XH.A. nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vjedhje e rëndë nga neni 327 par.1.nën par. 1.1. lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 23.02.2019 e cila do të zgjasë  deri me datën 23.03.2019”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

“Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 23.03.2019 rrethe orës 02:40, në Prizren në rrugën “Avni Rrustemi” , me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, ia merr pasurinë e të dëmtuarës me iniciale G.A. në atë mënyrë që duke kapërcyer pengesat, hynë në shtëpinë e të dëmtuarës, mirëpo vërehet nga e dëmtuara dhe i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, përfundon njoftimi.