Shtetasi i Shqipërisë gjendet i vdekur në Ferizaj

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Ferizaj.

Policia njofton se viktima që u gjet mbrëmë në orën 17 e 20 ishte shtetas i Shqipërisë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve.