Foto: Radio KIM

Shtërpcë, komuna ndalon përkohësisht ndërtimi i mini-hidrocentralit

Me një vendim të ditës së sotme, inspektorati komunal i Shtërpces ka ndaluar përkohësisht ndërtimin e një hidrocentrali në këtë komunë me arsyetimin se “ka ardhur deri te turbullimit të ujit të pijshëm në rezervuar dhe kjo po e përkeqëson furnizimin e banorëve”.

Inspektorati komunal i Shtërpcës e ka marrë këtë vendim të mërkurën, në ditën e dytë të protestës së banorëve kundër ndërtimit të një mini-hidrocentrali në lumin ‘Kaluxherka’ në përpjekje për të gjetur zgjidhje ndaj problemit të turbullimit të ujit të pijshëm.

Megjithatë, banorët edhe sot janë mbledhur te vendi i ndërtimit të mini-hidrocentralit, në ditën e dytë të protestës duke thënë se ndërtimi i tij po ua përkeqëson furnizimin me ujë mbi 2,500 banorëve, por edhe ekosistemin në afërsi, raporton Radio KiM.

Protestën e kanë mbikëqyrë një numër i forcave policore nga Shtërpca dhe Ferizaj.

Vendimi i komunës së Shtërpces për ndalimin e ndërtimit të mini-hidrocentralitNjë protestë të ngjashme banorët e kishin mbajtur edhe muajin e kaluar.

https://kallxo.com/video-banoret-e-shterpces-protestojne-kunder-ndertimit-te-hidrocentralit/