Foto: Kallxo.com
Shtëpia e djegur e Valbona Ndrecaj (FOTO)
Shtëpia në të cilën banonte Valbona Marku Ndrecaj, për vrasjen e së cilës është dënuar burri i saj, është djegur mbrëmë.
Policia ka njoftuar se informacionin e kanë marrë mbrëmë rreth orës 21:20.
“Stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion se është duke u djegur shtëpia e braktisur ku kanë banuar më parë familja e Valbona Marku Ndrecaj. Të gjitha njësitë relevante kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar shumë shpejtë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë në Gjakovë, Lirie Podrimaj.
Sipas saj, Policia ka iniciuar rastin po ashtu eksperti i zjarreve do të dalë me raport mbi shkakun e zjarrit.
Valbona Ndrecaj së bashku me vajzën e saj ishin qëlluar për vdekje nga kryefamiljari mbrëmjen e 7 gushtit 2018.
Pjetër Ndrecaj është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit.
Më poshtë gjeni fotot e shtëpisë së djegur të Valbona Marku Ndrecaj.