Arkiv

Shtatë vjet nga orteku i borës në Restelicë

Sot janë bërë shtatë vjet që kur orteku i borës në Restelicë la të vdekur dhjetë anëtarë të familjes Reka, në rajonin e thellë të Gorës.

Nga kjo fatkeqësi natyrore vetëm vajza e vogël Amsera, atëherë 7 vjeçe, ishte nxjerrë e gjallë nga gërmadhat e shtëpisë.

Në ditët e para pas tragjedisë, presidentja Atifete Jahjaga i kishte ndarë Amserës një fond prej 10 mijë eurosh, ndërsa tani ajo jeton në Itali te të afërmit e saj.

Më 26 janar si pasojë e një orteku tjetër të borës në Brezovicë ka mbetur i vdekur, Arian Daci, 37 vjeçar, zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, njëkohësisht djali i kryetarit të Akademisë së Shkencave, Nexhat Daci.

 

https://kallxo.com/restelica-kater-vite-pas-ortekut-te-bores/

 

Si krijohen orteqet dhe pasojat nga rrëshqitja e tyre

.