Foto: BBC/Getty Images

Shqiptarët në Londër, Shpëtimtarë të Viktimave të Sulmit Terrorist

Mark Stembrixh, pronar i kafenesë Brood, tha për revistën The Sun se terroristët të cilët mbanin thika në duar, në një moment vital hezituan që të hyjnë brenda lokalit.

“Katër punëtorë të mi janë nga Shqipëria dhe disa nga ta kanë qenë në ushtri dhe janë të mësuar që të përballen me konfliktin me të cilin janë ndeshur”, tha Stembridge për The Sun.

“Kanë qenë rreth 130 njerëz jashtë në tarracë. Stafi i mbrojti të gjithë konsumatorët dhe tre personat hezituan dhe u larguan jashtë drejt Borough Bistro ku dëgjuam se disa persona janë therë me thikë”, tha ai.

Shtatë persona kanë vdekur si pasojë e dy sulmeve të ndryshme atë natë në Londër.