Flamuri i Kosovës dhe ai i Gjermanisë

Shqiptarët në Gjermani së shpejti i nënshtrohen testit për patentë-shofer në shqip

Shqiptarët e Gjermanisë së shpejti do ta kenë mundësinë që provimin e patentë-shoferit ta bëjnë në gjuhën shqipe.

E kjo pasi që ambasadori i Shqipërisë, Artur Kuko dhe ai i Kosovës, Beqë Cufaj, gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit të Gjermanisë, Guido Beermann, kanë dorëzuar kërkesën që gjuha shqipe të përfshihet në listën e gjuhëve në testin e patentës në këtë shtet.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në profiling zyrtar në Facebook. të ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani.

“Ata kanë dorëzuar kërkesën zyrtare në të cilën kërkohet që gjuha shqipe të përfshihet në listën e gjuhëve për testimin për provimin e patentës në Gjermani.Sekretari i Shtetit Beerman e mirëpriti iniciativën dhe siguroi që ajo do të shqyrtohet nga Ministria e Komunikacionit dhe Digjitalizimit e Gjermanisë. Ky propozim bëhet për të arritur në një zgjidhje të përkohshme derisa të mbarojë procesi i njohjes reciproke të patentave për të cilën”, thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se sekretari i Shtetit Beerman i ka siguruar dy Ambasadorët që referatet përkatëse janë duke punuar në drejtim të procesit të njohjes së patentave me shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Foto: Ambasada e Republikes se Kosoves ne Gjermani