Foto: Zëri i Amerikës/Video/Facebook

Shqiptarët e Ulqinit nuk lejojnë liturgji ortodokse në Kishën e Shën Gjonit (VIDEO)

Një numër i dukshëm i komunitetit shqiptar nga Ana e Malit dhe zyrtarë vendor të Komunës së Ulqinit, të dielën protestuan ndaj pranisë së përfaqësueseve të Kishës Ortodokse Serbe në qytetin e vjetër të Shasit, i njohur për objekte që nga koha ilire, raporton ‘Zëri i Amerikës” në Facebook .

Mbajtja e liturgjisë nga Kisha Ortodokse Serbe, sipas zyrtarëve vendorë, ishte e paligjshme pasi, sipas tyre, nuk ishte e pajisur me lejen e duhur për veprimtari të tilla.

Përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe dhe ithtarëve të tyre, iu ndalua mbajtja e liturgjisë brenda kishës së Shën Gjonit për çka ata ceremoninë fetare e vazhduan para objektit.

Kisha Ortodokse Serbe në Malin e Zi, disa herë, ka zhvilluar ceremoni fetare para monumenteve kulturore që i përkasin komunitetin shqiptar në Malin e Zi, raporton “Zëri i Amerikës”.