Shqipëri, protestuesit tentojnë të hyjnë në parlament derisa Edi Rama po mbante fjalim

Banorët e zonës së Astirit po protestojë përpara parlamentit, ndërsa kryeministri Edi Rama mbante fjalën në parlament.

Ata u përplasën me policinë dhe tentuan disa herë të hyjnë me forcë në sallën e Kuvendit.

Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe tymues, ndërkohë kërkojnë që kryeministri Rama të dalë dhe të bisedojë me ta.

Protestuesve që preken nga Unaza e Madhe i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, të cilët ishin duke zhvilluar një takim për buxhetin.

Banorët protestojnë kundër shembjes së banesave për ndërtimin e Unazës së Re në Tiranë./Oranews