Shpresat e Humbura të Kosovarëve në Kampet e Reja të Gjermanisë

Zhveshur nga e drejta e tyre për të kërkuar azil, autoritetet gjermane janë duke i vendosur në kampe refugjatët e Ballkanit për të cilët kthimi në shtëpi është i vetmi përfundim i mundshëm.

Në sytë e qeverisë gjermane 18-vjeçari Arlind Jashari mund të mos duket si refugjat. Ai nuk është nga Siria dhe nuk ikte nga lufta kur ai e la vendlindjen e tij në veri të Kosovës, nëntë muaj më parë. Por në mendjen e djaloshit – këtu në Gjermani i vetëm – gjendja e tij nuk mund të jetë më e qartë.

“Unë e konsideroj veten refugjat”, thotë ai. “Kosova nuk është në luftë, por kur ju nuk keni të holla dhe stomaku juaj është i uritur jeta është e vështirë.”

Në një kazermë të vjetër ushtarake jashtë Ingolstadt, në zemër të Bavarisë, ana tjetër e politikës gjermane të azilit mund të shihet prapa një gardhi të gjelbër.

Mikpritja e refugjatëve që ikin nga Siria nga kancelarja Angela Merkel, ka marrë lëvdata nga e gjithë bota. Por për emigrantët nga Ballkani, që i ikin varfërisë dhe në disa raste diskriminimi, dera për një jetë më të mirë mbyllet shpejt.

Më 1 shtator, një strukturë e re u hap jashtë Ingolstadtit, dedikuar krejtësisht për vlerësimin dhe riatdhesimin e emigrantëve nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja.

Gjermania kohët e fundit i ka shtuar të gjitha këto vende në një listë të re të “vendeve të sigurta”, si një shtytje më të gjerë për t’i forcuar rregullat për azil. Menjëherë pas kësaj, një tjetër strukturë, një ish-qendër ushtarake amerikane, u hap në Bamberg afër në Bavarinë veriore për të njëjtin qëllim.

Të vogla, të thjeshta, kazermat dy-katëshe, të siguruara nga një rrethojë, në krye me tel me gjemba, në të cilat njerëzit presin të dëgjojnë për rastet e tyre. Që kur u hap, një zëdhënës i qeverisë gjermane tha për Balkan Insight se 366 emigrantë kishin arritur në Ingolstadt. Për t’i shpejtuar gjërat që ata të regjistrohen, atyre u merren shenjat e gishtërinjve, kanë kontrolle mjekësore dhe seanca dëgjimore për azil, të gjithë në të njëjtin vend. Pak janë të suksesshme rastet e pranimit të azilit, andaj, një ndjenjë e zymtë, e pashmangshme, ndjehet aty.

Fatos Merra, një ish pianist dhe violinist nga Tirana e Shqipërisë, qëndron në hyrje të kazermës në një pallto të kuqe, me dy djemtë e tij të vegjël. Ai dhe familja e tij kishte arritur në Ingolstadt një muaj më parë, pas fluturimit nga Greqia në Mynih dhe ka kaluar katër javë në një kamp pranë Erdingit. I papunë për vite, Merra kishte bërë intervistën e tij për azil disa ditë më parë dhe nuk po mban shpresë për lajme të mira.

“Ne nuk e dimë nëse do të kthehemi, por të gjithë shqiptarët e dinë”, thotë ai. “Ky është stacioni i fundit. Ne jemi të pikëlluar”.

Ndoshta nga frika e rezistencës nëse emigrantët do të gjejnë sa më parë për ku ishin nisur, shumë thonë se ata nuk kishin asnjë ide kur ata u dërguan këtu me autobusë nga e gjithë Gjermania.

“Ne e morëm lajmin kur erdhëm”, thotë djali i Merrës, Kristiani 14-vjeçar. “Ne kemi ardhur një muaj më parë dhe autoritetet nuk na thanë.”

“Ne nuk e dinim se çfarë ishte ky kamp kur arritëm,” thotë Ardenta Rexha, një vajzë 16-vjeçare nga Tirana e Shqipërisë, duke qëndruar pranë nënës së saj. “I pyetëm të tjerët për ta kuptuar. Ndihemi keq, por ende shpresojmë të qëndrojmë.”

Sipas qeverisë gjermane, kampet e reja janë të nevojshme për të krijuar hapësirë shtesë. Kur vendi pret diku mes 800.000 deri në 1.5 milion aplikime për azil këtë vit, pritet që dhe qendrat e përpunimit të jenë të mbingarkuara. Pritje të gjata, mungesa e hapësirës dhe tensionet në rritje në kampe, gjoja të përkohshme, janë raportuar si rritje nga dita në ditë.

Dekurajimi i emigrimit për Ballkanin me këto forma të kampeve de-facto janë pjesë e përpjekjes së Gjermanisë për t’i reduktuar numrat.

Edhe pse refugjatë sirianë përbëjnë grupin më të madh që kërkojnë azil në Gjermani, në mes të janarit dhe gushtit të këtij viti 40 për qind kanë ardhur nga shtetet jo anëtare të BE-së, sipas Zyrës Federale për Migrim dhe Refugjatë të Gjermanisë.

Ndryshe nga Sirianët, emigrantët nga Ballkani janë klasifikuar si “emigrantë ekonomikë”, një term i përdorur jo vetëm për të kategorizuar pse njerëzit braktisën shtëpitë e tyre, por për të përcaktuar se kush ka të drejtë për të qëndruar.

Duke qëndruar jashtë objektit në Ingolstadt- në të cilën qeveria bavareze ka refuzuar qasjen e Ballkan Insight brenda- shumë janë të gatshëm të pranojnë se kjo e drejtë u është mohuar atyre. Në Kosovë, ku është parë eksodi më i madh që nga lufta në vitin 1998 dhe 1999, papunësia e të rinjve është mbi 60 për qind dhe një numër i madh jetojnë në varfëri të skajshme. Në pamundësi për të marrë viza pune në Bashkimin Evropian, ata aplikojnë për azil në Gjermani.

“Kam braktisur vendin tim për një të nesërme më të mirë”, thotë Jashari, duke pushuar në një biçikletë, me një fytyrë të lodhur. “Ju jeni asgjë në Kosovë. Atje është një jetë e vështirë dhe e rrezikshme. Unë mendova se ardhja në Gjermani ka për të më ndihmuar, por këtu jam shkelur”.

“Përse po bëjnë këtë?”, pyeti ai. “Unë  kam paguar shumë para për të qenë këtu … kam humbur çdo gjë që kisha. Unë jam një dele e zezë në mes të deleve të bardha. “

“Shqipëria nuk është aq mirë,” shton Kristian Merra, i cili e la shkollën në mënyrë që  të mund të udhëtojë. “Jeta është e vështirë atje, nuk ka punë dhe ka shumë probleme. Gjermania ka punë, shkolla dhe mundësitë për një të ardhme më e mirë. “

Sipas Këshillit Bavarez për Refugjat, një grup lokal i avokimit që i ka quajtur kampet në Bavaria “çnjerëzore”, emigrantë nga Ballkani janë duke u ndëshkuar për dështimin e qeverisë gjermane për ta përballuar fluksin më të madh të refugjatëve.

“Refugjatët e Ballkanit në Bamberg dhe Ingolstadt janë duke u vënë nën presion masiv, kështu që ata të mund të dërgohen prapa sa më shpejtë që të jetë e mundur,” thotë Aleksandri Thal,  zëdhënës i grupit.

“Një ekzaminim i thjeshtë i aplikimeve të tyre për azil nuk merret më parasysh. Ata i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara, pa pasur shans për të sqaruar arsyet e tyre për azil ose për të përdorur ndihmën ligjore”, shton ai.

“Ajo çfarë na duhet është që qendrat e pritjes të kujdesen për kaosin organizativ që kemi pasur në akomodimin e shumë refugjatëve të sapoardhur.”

Jashtë Gjermanisë, një shtytje e BE-së më e gjerë për të kontrolluar migracionit në krye me infrastrukturën ekzistuese te “Kalaja e Evropës” tashmë është në lëvizje.  “Pikat e nxehta” drejtuar nga agjencia kufitare e BE-së, Frontex, Europol dhe agjenca e azilit të BE-së, janë duke u përgatitur në Greqi dhe Itali me masa të tjera.

Nëse do të kenë sukses në kufizimin e krizës më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore, mbetet për t’u parë, por në kampet e riatdhesimit të Bavarisë, masat e reja të ashpra, sigurisht po ndryshojnë mendje.

Duke çikluar poshtë rrugës, pas një dite të kaluar në qytet, ndoshta njërës nga të fundit të tij, 28-vjeçari kosovar Stupëtim Duklini, e thotë me një luhatje të kokës “Kosova nuk është e mirë,”. “Por as Gjermania”, thotë ai.