Ilustrim

Shpërthim në Podujevë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar nga një shpërthim në një shtëpi në fshatin Kerpimeh të Podujevës sot rreth orës 14:00.

Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se njësitet përkatëse policore me të marrë lajmin kanë dal në vendin e ngjarjes.

Ajo ka thënë se bazuar në hetimin fillestar dyshohet se nga një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë granatë dore, janë lënduar tre persona të cilët më pas janë dërguar për tretman mjekësor.

“Për zbardhjen e rrethanave te këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse ne bashkëpunim me prokurorin e shtetit i cili po ashtu ndodhet në vendin e ngjarjes.“, ka thënë tutje Ahmeti për KALLXO.com.