Foto-ilustrim

Shpërthim eksplozivi në shtëpinë e biznesmenit nga Pogradeci

Një shpërthim është regjistruar 45 minuta pas mesnatës së kësaj të diele në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit në Shqipëri.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse të hedhur në lulishten e banesës së një biznesmeni 60-vjeçar me inicialet B.F, nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo materiale, për shkak edhe të distancës prej 25 metrash nga banesa.

Megjithatë, oficerë të policisë po punojnë për të mësuar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes./21Media