Shpend Maxhuni kërkon që dëshmia e tij për ‘gylenistët’ të bëhet pa media

Ish- Drejtori i Policisë së Kosovës, tani Drejtor i AKI-së, Shpend Maxhuni, ka kërkuar që dëshmia e tij në Komisionin Hetimor për deportimin e gjashtë gyleniatëve në mars të vitit të kaluar, të bëhet pa prezencën e mediave.

Maxhuni është thirrur për të dytën herë për të dëshmuar në lidhje me deportimin e gylenistëve.

Javën e kaluar, për shkak të mungesës së kuorumit, Komisioni Hetimor Parlamentar kishte kërkuar nga Maxhuni që të caktonte një datë tjetër të lirë për të dhënë dëshminë e tij.

Sot është paraparë qe të merret në pyetje për së dyti herë edhe ish-Drejtori i AKI-së, Driton Gashi.