Foto: Arsim Gërxhaliu/Facebook

Shpend Ahmetit i kërkohet që të sigurojë lokacion për varreza për kafshët

Doktori i Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu dhe poeti Lulzim Tafa  i janë drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, me një kërkesë të shkruar që Prishtina ta gjejë një lokacion që do të shërbejë si varrezë e kafshëve.

“Pasi më la Lexi thjeshtë një brengë më kaploi në mungesë të një vendi të posaqëm për ta varrosur, dhe u detyrova ta varrosi në pllacin tim. Shumë nga adhuruesit e kafshëve më kanë thirre me më pyetur se ku e kam varrosur Lexin. Të gjithë janë detyruar të varrosin adhuruesit e tyre nëpër vende të fshehta, male, oborre etj” ka shkruar Gërxhaliu në rrjetin e tij social Facebok.

Gërxhaliu tha se pas kërkesës së tij personale, kryetari Ahmeti i kishte thënë se do të shikojë të bëjë diçka në këtë drejtim dhe se deri më atëherë askush nuk i ka bërë kërkesë të tillë.

Gërxhaliu kërkoi nga qytetarët që të ndihmojnë në ndarjen e një lokacioni që do të njihet si varrezat e kafshëve.

KALLXO.com ka dërguar pyetje edhe në Komunën e Prishtinës por ende nuk ka marrë përgjigje.

Letra e Arsim Gërxhaliut dhe Lulzim Tafës drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti