Shpend Ahmeti përcjell në Facebook protestën e banorëve të kryeqytetit

Para pak minutash ka filluar protesta e banorëve të Lagjes ‘Mati 1’ në kryeqytet.

Përderisa banorët po mbajnë në duar mbishkrime si ‘pluhuri vret’, ‘zotohu për zotimet’, ‘neve buxhetin, investime ku?’, i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, u përkujdes që pakënaqësitë e qytetarëve t’i përcjell nga transmetimi live në KALLXO.com.

Numri i protestuesve nuk dihet, por siç mund të shihet nga pamjet në protestë janë dhjetëra qytetarë.

Protesta është ende duke vazhduar dhe askush nga përfaqësuesit e Komunës ende nuk i ka takuar protestuesit.