Shpend Ahmeti Njofton Nxënësit për Përgjegjësitë e Tij

Sot Komuna e Prishtinës ka hapur dyert për nxënësit e shkollave të mesme në mënyrë që t’i njoftojnë për së afërmi se si organizohet puna në komunë, në administratë dhe nëpër drejtori.

Sot Komuna e Prishtinës ka hapur dyert për nxënësit e shkollave të mesme në mënyrë që t’i njoftojnë për së afërmi se si organizohet puna në komunë, në administratë dhe nëpër drejtori.

Albulena Hoti, nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Ali Sokoli” tha se ka ardhur në komunë që të shohë si punohet dhe ta vërtetojë vetë se a po u bëhen vonesa qytetarëve në shërbime.

“Arsye pse kam ardhur në komunë është me pa se si punohet në komunë, pasi që gjatë gjithë kohës thuhet se në komunë nuk punohet mirë ose me vonesë. Por tash shpresoj se është edhe më mirë dhe kemi ardhë me vërtetu edhe vetë se si është puna në Komunë”, tha Hoti për KALLXO.com.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i informoi nxënësit për rolin dhe përgjegjësitë e Komunës.

“Ne jemi pika e parë e vendtakimit në mes të qytetarëve, ku pika e parë e referencës kur kemi ndonjë problem është komuna. Kjo punën e kryetarit të komunës e bënë punën më të vështirë që e ka politika”, theksoi Ahmeti.

Ai shtoi se kryetari i komunës dhe komuna në përgjithësi, merren me të gjitha problemet e qytetarëve.

“Nëse është puna më e vështirë, është edhe puna më interesante që mundem me pasë. Po ju them prej përvojës time. Çdo ditë është e ndryshme, nuk është rutinë e njëjtë, por çdo ditë është krizë tjetër, problem tjetër”, deklaroi Ahmeti.

Edhe Donika Rexhepi, zyrtare e UNDP-së në Komunën e Prishtinës, i këshilloi nxënësit që të kontribuojnë për vendin e tyre duke qenë pjesë e vendimmarrjes.

“Mundohuni të jeni sa më shumë kontribuues të vendit tuaj”, i porositi ajo nxënësit.

Aktiviteti “Dita e hapur e Komunës”, u organizuar nga komuna, ndërsa u mbështetet nga UNDP-ja dhe “Swiss Cooperation Office Kosovo”.

08 Dhjetor 2014 - 13:45

Amire Qamili 08/12/2014 - 13:45
NDËRVEPRIMI0

KRYESORE

Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend