Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Shpend Ahmeti ju shpall 'luftë' minjve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër me 17 prill, do të filloj eleminimi i brejtësve në rrjetin e kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike në lagjet e kryeqytetit.

“Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm. Prandaj, lusim qytetarët të na përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses. Kërkohet nga qytetarët që t’i hapin dyert e podrumeve dhe garazheve në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kurse orari i deratizimit nëpër lagje është ky: Lakërishte dhe Dardani 17-22 prill, Ulpianë 23-25 prill, Kodra e Diellit dhe Aktash 26-29 prill, Qendra e Qytetit me garazha 30 prill-2 maj, Vellusha, Blloku i parë dhe i dytë 3 maj, Tophane dhe ndërtesat te Fusha e Pajtimit 4 maj.

Ndërsa trajtimi plotësues sipas nevojës do të jetë me 6 maj.