Shpend Ahmeti inspekton punimet në shkollë

Kryetari i  Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me nënkryetarin Selim Pacolli dhe drejtorin e Arsimit, Jonuz Salihaj kanë vizituar punimet në objektin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët në lagjen “Arbëria”.

Sipas drejtorisë së Arsimit, për shkak të numrit të madhe të nxënësve nëpër paralele në shkollat SHFMU “Meto Bajraktari”, SHFMU “Qamil Batalli” dhe SHFMU “Faik Konica, rreth 17 paralele nga viti i ri shkollor 2018/19, do të transferohen në shkollën e re në lagjen “Arbëria“.

“Shkolla që do të mbajë emrin “Mehmet Gjevori” në përbërje ka gjithsej 12 dhoma mësimi , prej të cilave 2 dhoma mësimi për nivelin e arsimit para fillor, 10 dhoma mësimi për nivelin e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët dhe 4 dhoma për kabinete, kuzhinën dhe hapësirat të tjera përcjellëse sipas kërkesave dhe standardeve bashkëkohore”, thuhet në komunikatë të komunës.

Po ashtu, javën e ardhshme do të bëhet edhe prezantimi i draft projekteve konceptuale i pesë objekteve shkollore që do të ndërtohen me programin PFI në bashkëpunim me Bankën Botërore