Shpend Ahmeti ia dhuron Dua Lipes ‘Çelësin e Prishtinës’

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i dhuroj këngëtares me famë botërore, Dua Lipes “Çelësin e Prishtinës”, për promovimin që i ka bërë Kosovës me festivalin ‘Sunny Hill’.

“Çelësi i Prishtinës” është ndarë për herë të parë nga komunë e Prishtinës.

Ahmeti falënderoj këngëtaren për ndarjen e fondit 100.000 eurosh që ndihmoi shtatë organizata joqeveritare, pesë shkolla të muzikës dhe disa aktivitete kulturore e festivale.

“Dua ka filluar që t’ia kthejë komunitetit nga pjesa e vet duke iu ndihmuar fëmijëve. Do të bëhemi një qendër për me iu ndihmu talenteve të rinj, kemi biseduar me Duan dhe Dukagjinin që t’i ndihmojmë talenteve të ri për muzikë jo vetëm përmes ndihmave në shkolla, por edhe për krijimin e një qendre më të mirë të muzikës”, tha kreu i Prishtinës.

Dua u shpreh entuziaste për koncertin e sotëm, dhe tha se nuk do të ndalet se promovuar vendin e saj.

“Faleminderit për mbështetjen se pa juve nuk do të isha këtu, pasi që ne fillim të karrierës në videot e mija prej  ‘Youtube’ ma merr menja që krejt shikimet kanë ardh prej Kosove, kjo punë e jona është pak që po bëjmë për një komunitet që neve na ka dhënë shumë”, tha Lipa.

Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës, njëherësh organizator i festivalit tha se jemi krenar me punën që kemi bërë, ende pa filluar koncerti ne kemi arrit kulmin, pasi që festivali ka arrit me u përmend në mediat ndërkombëtare,

“Të gjithë po flasin për Kosovën për shkak të festivalit. Mënyra më e mirë për promovimin e Prishtinës e terë Kosovës është ky festival. Kemi arritur me u përmend në mediat ndërkombëtare, intervista në ‘Neë York Times’, ‘Uashington post’ Guardian etj”, tha babai i Duas.

Ka disa vite që Dua Lipa ka themeluar fondacionin e saj “Sunny Hill Foundation”, përmes të cilit synon të ndihmojë rininë e Kosovës.

Festivali tre ditor fillon sonte dhe zgjatë deri në datën 12 gusht.