Shpend Ahmeti në dit9n kur u zgjodh kryetar i PSD-së. Foto: Atdhe Mulla

Shpend Ahmeti i përgjigjet ftesës së LDK-së për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka thënë se është i hapur për partitë opozitare të cilat synojnë rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Përmes llogarisë së tij në Facebook, Ahmeti ka shkruar se PSD është e gatshme të veprojë pro interesit të Kosovës.

“Mirëpres paralajmërimet dhe iniciativat për konsultime opozitare për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. PSD ka qenë dhe është e gatshme të koordinojë veprimet në interes të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Sot kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kishte paralajmëruar se këtë javë, bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe PSD-në do të diskutojnë për rrëzimin e Qeverisë.

“Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.

Shpend Ahmeti ne Facebook

 

https://kallxo.com/mustafa-paralajmeron-bashkerendim-me-vv-ne-e-psd-ne-per-rrezimin-e-qeverise/