Foto: RTV 21

Shpend Ahmeti: E Hoqëm edhe Nënkryetarin

Komuna e Prishtinës edhe sot ka vazhduar aksionin për largimin e posterëve të vendosur nëpër ndërtesat e kryeqytetit.

Një prej posterëve që u largua sot ishte edhe ai i Selim Pacollit, kur garonte për kryetar të Prishtinës, që tash është nënkryetari aktual i Komunës së Prishtinës.

Vetë Ahmeti e ka bërë të ditur heqjen e posterit në llogarinë e tij në Facebook.

“E hoqëm edhe nënkryetarin! … posterin”, ka shkruar Ahmeti./21Media