Foto-ilustrim

Shpejtësia e madhe dyshohet të jetë shkaktari i aksidentit tragjik në rrugën Prizren- Gjakovë

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur para një ore në rrugën Prizren- Gjakovë, saktësisht në fshatin Celinë.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Ahmet Hasi ka thënë për KALLXO.com se  në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve. Kemi një viktimë, një djalë i moshës së re, identiteti i të cilit nuk dihet ende, dhe në automjetin tjetër kemi katër persona të lënduar, dy prej tyre rëndë”, ka thënë Hasi.

Hasi ka shtuar se dyshimet e para për aksidentin është shpejtësia e madhe.