Shpallet konkursi për gjyqtarë në Departamentin Special

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka shpallur konkursin për rekrutimin e gjyqtarëve të Departamentit Special.

Departamenti Special është një departament i paraparë me Ligjin për Gjykatat që do të ketë kompetencë të trajtojë lëndën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Kryesuesi i KGjK-së Skender Çoçaj në një intervistë për emisionin Jeta në Kosovë ishte zotuar që deri në muajin qershor të këtij viti ky departament do të funksionalizohet.

Themelimi i një departamenti ekuivalent me Prokurorisë Speciale të Kosovës ishte edhe rekomandim i Raportit vjetor të monitorimit të gjykatave për vitin 2017 të publikuar nga BIRN dhe Internews Kosova.

Përveç kësaj, në mbledhjen e 216 të KGjK-së gjithashtu u miratua edhe draft rregullorja për organizimin dhe funksionalizimin e Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit dhe gjithashtu është themeluar edhe komisioni instervistues i kandidatëve për gjyqtarë të këtij departamenti.