Rediart Cankja dhe Kris Peeters Foto e huazuar nga www.nieuwsblad.be

Shpallet i pafajshëm aktivisti i VV-së në Belgjikë që u dyshua për trafikim droge

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë, Rediart Canjka është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për dyshimin për trafikim droge.

Kështu kanë bërë të ditur Qendra e VV-së në Belgjikë përmes një komunikate për media.

Cankja ishte arrestuar në shtator të këtij viti në Francë.

“Lajmi për arrestimin e tij na befasoi të gjithëve, shqiptarë e të huaj, pasi përvoja, përgatitja dhe angazhimi i tij nuk lidheshin aspak me këtë akuzë. Prandaj, kemi pritur me padurim që autoritetet të sqaronin rrethanat për ngjarjen. Dje Gjykata në Francë ka vendosur në favor të tij, duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat”, thuhet në komunikatën e kësaj qendre të Vetëvendosjes.

Komisioni disiplinor i Vetëvendosjes pas arrestimit kishte vendosur ta suspendojë përkohësishit anëtarësinë e Cankjas, ndërsa këtë vendim e ka shfuqizuar pas vendimit të Gjykatës.

KALLXO.com ka raportuar për arrestimin e Rediart Cankjas.

https://kallxo.com/vendimi-i-vetevendosjes-per-anetarin-e-dyshuar-per-droge/