Shpallet e pafajshme mësuesja që akuzohej se rrahu nxënësin në Gjakovë

Lenora Doli, mësuese në shkollën fillore ‘Emin Duraku’ në Gjakovë u shpall e pafajshme nën akuzën se ka rrahur nxënësin e saj.

Gjyqtari i vetëm gjykues Mentor Bajraktari erdhi në përfundim se nuk është vërtetuar se e akuzuara, Leonora Doli, ka kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”

Leonora Doli, akuzohej se nga fillimi i vitit shkollor 2015 e deri më 11 dhjetor 2015, në shkollës fillore “Emin Duraku” në Gjakovë, si arsimtare e matematikës në mënyrë të vazhdueshme e keqtrajton dhe  frikëson nxënësin e saj të klasës “Vl/.”.

Sipas prokurorisë, mësuesja ka keqtrajtuar fëmijën E.S. duke e goditur me shuplaka e po ashtu, më 11 dhjetor 2015, në orën e matematikës e akuzuara merr rripin e nxënësit R.P. i cili e kishte mbi bankë dhe me të e kishte goditur në kokë dhe në trup nxënësin E.S. duke shkaktuar tek fëmija frikë, ankth dhe mos guxim të vijimit të mëtejmë të mësimit pranë asaj shkolle.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në afat prej pesëmbëdhjetë 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.