Shpallen sot në Hollivud nominimet për OSCARS 2019

Akademia Amerikane e Arteve dhe Filmit  do të shpallë sot nominimet për edicionin e sivjetmë të çmimeve Oscars 2019.

Ellis Ross dhe Kumail Nanjiani pritet që për pak kohë të zbulojnë nominimet në 24 kategori për filmin më të mirë të vitit që OSCAR-s. Ceremonia e nominimeve do të shpallen në Teatrin Samuel Goldwyn në Beverlli Hills të Kalifornisë, ndërsa do të transmetohet live edhe në ueb-faqen e Oscarit dhe në mediet sociale, si Facebook, YouTube dhe Twitter

Edhe këtë edicion pritet një garë e fortë për rrëmbimin e çmimeve që ndahet nga Akademia e Filmit, ku si kandidat serioz përfliten si filmi  “Romë”, “Libri i gjelbër”, “Një yll është lindur”, “BlacKkKlansman”, apo edhe të “Bohemian Rhapsody” që  befasuan me prezantimin tyre në festivale dhe kinema të ndryshme.

Ndarja e çmimeve Oscars për 2019-të do të bëhet më 24 shkurt 2019 Holivud në Los Angjelos të SHBA-ve.