Shpallja e Aktgjykimit për kontrabandë me armë

Shpallen fajtorë të akuzuarit për kontrabandë me armë

Gjykata themelore i shpalli fajtorë të akuzuarit për kontrabandë me armë, Miftar Dobraj, Artan Kelmendi, Daniell Prenrecaj dhe Dren Mulla.

Të akuzuarit Miftar Dobraj, Artan Kelmendi, Daniell Prenrecaj, u shpallën fajtorë për verën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve, ndërsa Artan Kelmendi edhe për armë mbajtje pa leje së bashku me Dren Mullën.

Të akuzuarit Miftar Dobraj, iu shqiptua dënimi  me gjobë në shumë prej 7000 euro dhe dënim me burg 5 vjet e 6 muaj .

Artan Kelmendit i është shqiptuar dënimi me burgim prej 5 vite e 2 muaj si dhe dënimi me gjobë në shumë prej 5 mijë euro, për të dy veprat penale.

I Daniell Prendrecaj është dënuar me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë si dhe është liruar nga paraburgimi.

Ndërsa të akuzuarit Dren Mulla i është shqiptuar dënimi me gjobë në shumë prej 4 mijë euro armëmbajtje pa leje.

Prokuroria Speciale e Kosovës akuzonte Miftar Dobrën, Artan Kelmendin, Daniell Prenrecaj dhe Dren Mullën se duke vepruar si një grup i organizuar kriminal në krye me ish vozitësin e Konsulatës së Kosovës në Nju Jork, Albert Veliu, ndaj të cilit është duke u zhvilluar procedura në SHBA, kanë kryer veprën penale të trafikimit me armë.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për ketë proces gjyqësor: LINK