Shoqërohet në polici shoferi që goditi për vdekje këmbësoren

Policia e Kosovës tha se e ka arrestuar ngasësin e veturës i cili goditi për vdekje një këmbësore në rrugën nacionale Prishtinë- Ferizaj sot në mbrëmje.

Më herët KALLXO.com raportoi se një 37 vjeçare vdiq pasi u godit nga një veturë në këtë rrugë.

https://kallxo.com/vetura-godet-per-vdekje-kembesoren-37-vjecare/

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku ne rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llugaxhi të Lipjanit. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit këmbësorja Sh.H. (femër 37 vjeç) ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor. Me këtë rast po merren njësitet përkatëse”, tha për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.