Shoqata në Angli mbledh avokatët shqiptarë

Një organizatë e krijuar për avokatët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar po zgjerohet për të pranuar avokatë shqiptarë edhe në vendet tjera.

Brikena Muharremi themeluese e Shoqatës së Avokatëve Shqiptarë në Angli tregoi për numrin e avokatëve shqiptarë atje

“Unë gjihmonë e kam ndjerë si detyrë që të kontribuoj edhe në vendlindje. Jemi rreth 40 avokatë shqiptarë në Britani.Ne pranojmë avokatë në Angli, Kosovë dhe Shqipëri”, tha Muharremi.

E ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ për të treguar rrëfimin e saj si pjesë e diasporës tha se është e kënaqur me bashkëpumin institucional në Kosovë.

“Unë nuk e fajësoj qeverinë sepse na kanë thënë nëse keni projekte konkrete ne ju përkahim kështuqë unë nuk pres nga ta që ti kryejnë punët që ne mund ti kryejmë”, tha Muharremi.

Për këtë temë në debat flasin: Hilmi Gashi, aktivist në Bern, Shpresa Loshaj- Zyrtare në qeverinë kanadeze, Lulzim Syla, ekspert i energjisë në Koln, Liza Gashi, udhëheqëse e organizatës Germin dhe Mark Kosmo, ekonomist në SHBA.

Emisionin ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: