Nga tubimi i nxënësve 'Drejtësi për Aulonin'. Foto: Kallxo.com

Shokët e Shoqet Kërkojnë Drejtësi për Aulonin

“Drejtësi për Aulonin”, ishin fjalët e shkruara në njërën nga pankartat e shokëve dhe të afërmve të  Aulon Zekës të cilët kishin dalë të protestonin në sheshin “Skënderbeu”.

Me fotografi të të ndjerit Zeka në duar, ata kërkuan që rasti i shokut të tyre të zbardhet nga organet e drejtësisë.

Mbrëmë familjarë dhe shokë të Aulon Zekës ndezën qirinjtë para Teatrit Kombëtar, në shenjë përkujtimi për të.

Aulon Zeka është gjetur i vdekur të shtunën e kaluar afër një kioske në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë.

Më pas Policia e Kosovës, me anë të një njoftimi kishte thënë se i njeri është vrarë.

Për vrasjen e Aulon Zekës janë arrestuar dy persona të tjerë.

Gjatë ditës së djeshme ndaj të dyshuarve është marrë masa e paraburgimit për një muaj.