BBC- Burimi

Shoferi rrahet me pasagjerin, 13 të vdekur nga aksidenti

Një autobus me pasagjerë që po kalonte në një urë në Chongching, Kinë është aksidentuar.

Xhirimet e sigurisë tregojnë se aksidenti ndodhi si pasojë e një zënke mes shoferit të autobusit dhe një pasagjeri.

Në këtë aksident tragjik humbën jetën 13 persona dhe dy të tjerë janë të humbur në lum, shkruan BBC, përcjell rtv.21.tv.

Xhirimet e kamerave të sigurisë tregojnë se pasagjeri dhe shoferi filluan ta gjuanin me dorë njëri – tjetrin vetëm pak momente para rënies, gjë që u konfirmua edhe nga policia. Përveç të vdekurve dhe dy të tjerëve që nuk janë gjetur, nga aksidenti pësoi edhe një makinë e kuqe që u çorientua nga autobusi dhe u përplasë me të.

Një ekip i madh i shpëtimtarëve u drejtuan nga aksidenti por nuk dhanë asnjë raport për persona që kanë shpëtuar nga aksidenti.