Shoferi i Komunës Publikon Votën për Sokol Bashotën

Zenel Bashota i cili në kontaktin me KALLXO.com ka thënë se është shofer i administratës komunale ka pranuar se e ka publikuar këtë fletëvotim por, sipas tij, kjo është një kopje jo fletëvotimi origjinal.

“Është kopje e fletëvotimit nuk është i vërtetë “ka thënë Bashota. Ai ka thënë se do e fshijë menjëherë këtë postim ndërsa është arsyetuar se “ndoshta fëmijët e kanë publiku”.

Fletëvotimi i publikuar vërehet qartë se ka vulën e KQZ-së dhe tik-u i vendosur në të është kolor i vendosur me laps kimik. I njëjti është eliminuar menjëherë nga rrjetet sociale pasi KALLXO.com ka kontaktuar me z. Bashotën.

KALLXO.com do ta njoftojë prokurorinë për këtë rast.