Foto: Ilustrim

Shoferi i Dehur Godet Fëmijën

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në fshatin Qabër të Zubin Potokut.

Policia njofton se ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Serb, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ishte duke drejtuar automjetin “Audi” me targa lokale dhe me të njëjtin ka shkaktuar aksident trafiku, gjegjësisht ka goditur viktimën mashkull K-Shqiptar, këmbësor, i mitur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40 dhe rastin po e trajton si ngasje e automjetit në gjendje të dehur.