Zyrtarja Komunale në Gjykimin e ish-Inspektorëve

Dëshminë e saj sot është duke e dhënë Miradije Rrustemi.

Rrustemi është zyrtare administrative në Departamentin e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës.

Ajo po shpjegon procedurat e regjistrimit të lëndëve të ndërtimit të objekteve në bazën e të dhënave elektronike dhe librin intern.

Më 14 dhe 5 prill në këtë gjykim dëshmoi drejtori i Inspektoratit të Komunës së prishtinës Xhelal Sveçla.

http://kallxo.com/svecla-perseri-ne-gjykimin-e-inspektoreve/

http://kallxo.com/svecla-deshmitar-ne-gjykimin-e-ish-inspektoreve/

Të akuzuar në këtë proces gjyqësor janë Ismet Haliti, Skender Canolli, Blerina Syla, Vehbi Abdullahu, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala, Granit Cenaj dhe Drita Rukiqi.

Sipas aktakuzës, kryeinspektori Ismet Haliti dhe të akuzuarit Skender Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mërgim Shala dhe Granit Cenaj në cilësinë e personave zyrtarë në Drejtorinë e Inspekcionit të Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, në periudhën kohore janar 2010 – mars 2014, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, me dashje nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare, ashtu që nuk i kanë parandaluar dhe nuk i kanë ndërprerë ndërtimet kundërligjore.

Prokuroria po ashtu pretendon se të akuzuarit nuk i kanë ekzekutuar vendimet për rrënimin  e objekteve që ndërtoheshin në mënyrë kundërligjore në territorin e Komunës së Prishtinës, duke vepruar si grup kriminal i cili e ka shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare për kryerjen e veprave penale.