Foto: Facebook

Zyrtari i PDK-së e quan të ngutshme vendosjen e taksës ndaj Serbisë

Ish-Kryetari i Komunës së Kamenicës nga radhët e PDK-së, Begzad Sinani, ka dhënë qëndrimin e tij rreth taksës së vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Sinani e ka cilësuar si vendim të ngutshëm të Qeverisë së Kosovës, vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Ai përmes një publikimi në Facebook, ka shtuar se vendosja e taksës ndaj Serbisë duhej të vendosej menjëherë pas vitit 1999 e deri në vitin 2018, kur është shpallur Pavarësia e Kosovës.

Sinani tregon se e ka votuar Ramush Haradinaj për kryeministër, por, sipas tij “vota e tij tani nuk ka kurrfarë vlere”.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

26.02.2019.Kamenicë

Vendosja e taksës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i kryeministrit konkretisht, për produktet nga shteti i Serbisë, nga ana ime, që nga fillimi, është vlersuar si hap iracional, i pa vlersuar drejt, i ngutshëm dhe i paarsyeshëm.

Vendim që i ka kaluar koha.

Vendimi për taksën ndaj prodhimeve të Shtetit Serb, është dashtë të meret menjëher pas vitit 1999 deri më 2008, pra deri ne shpalljen e Pavarsisë së Kosovës dhe njohjes nga ana shteteve euroatlantike.

Atëher taksa do të kishte kuptim, do të tregonim para botës gjenocidin e regjimeve serbe mbi popullatën shqiptare.

Tani përkundër kërkesave, këshillave dhe paralajmrimeve nga ana e qeverive të shteteve, që gjetëm përkrahjen në momentet më të vështira të egzistencës së popullit tonë, kryeministri tregohet i papërgjegjëshëm ndaj shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Vazhdimi dhe mospezullimi i taksës tregon se Kryeministri dhe kjo qeveri tanimë qeverisë vendin pa vizion, tërë energjinë e mbështet në kokfortësi iracionale.

Vota ime që është dhënë për këtë kryeministër tanimë nuk ka kurfar kuptimi.

Nuk dua qe ta kem një Kryeministër të vendit tim që i mohohet hyrja ( viza ) në SHBA e EU, një kryeministër të izoluar nga qeveritë e shteteve – partnere të bërjes se Shtetit të Kosovës, një kryeministër që në mungesë vizioni dëmton rëndë interesat dhe përpjekjet e mia dhe familjes sime me dekada për Shtetin e Kosovës.

Kryeministër që shehë vetëm interesin e partisë së tijë e jo interesin e shtetit.

Si anëtar i thjeshtë i PDK – së kërkoj që, para se ta presim reagimin e radhës nga Ambasada e SHBA, të reflektojë drejtë si subjekt politik.

PDK është subjekti vendimtar në koalicionin qeverisës andaj edhe reagimi pritet të jetë konformë rolit dhe përgjegjësive që ka marë në zgjedhjet e fundit nga elektorati dhe përgjegjësive që ka mbrenda koalicionit PAN – it.

Me respekt B.S.