Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i ShBA-së Hoyt Yee gjatë vizitës së kaluar në Shkup - Foto: MIA

Zyrtari i Lartë i ShBA-së Vjen në Maqedoni Pas Dhunës në Parlament

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit Hoyt Yee pritet që gjatë vizitës së tij të kërkojë t’i jepet fund bllokimit politik në Maqedoni dhe bllokadës institucionale që ka penguar zgjedhjen e një qeverie të re të drejtuar nga opozita që nga zgjedhjet e dhjetorit.

Ai gjithashtu pritet të dënojë me forcë dhunën e së enjtes në Parlament, gjatë të cilës u plagosën më shumë se 100 njerëz, duke përfshirë gazetarë dhe 10 deputetë nga shumica e re parlamentare.

Ai do të takohet me kryetarin e sapozgjedhur të Parlamentit, Talat Xhaferi, të cilin administrata amerikane tashmë e ka njohur si legjitim edhe pse zgjedhja e tij po kontestohet nga ish partia qeverisëse VMRO DPMNE, si dhe presidentin Gjorge Ivanov, i cili më parë tha se nuk kishte kohë për Yee.

Yee, vizita e të cilit vjen një ditë më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, po ashtu do të takohet me krerët e partive kryesore politike dhe përfaqësues të OJQ-ve, për të diskutuar formimin e një qeverie të re, lidhjet bilaterale dhe reformat e nevojshme për integrimin euroatlantik të Maqedonisë, njoftoi Ambasada amerikane në Shkup.

Yee fillon bisedimet sot pasdite, kur ai ka planifikuar të takohet me krerët e partive kryesore shqiptare.

Të hënën në mëngjes, Yee pritet të takohet me kryetarin e sapozgjedhur Xhaferi.

Besohet se po bëhen përpjekje për të mbajtur takimin brenda Parlamentit, i cili ishte skena e dhunës së shkaktuar nga mbështetësit e krahut të djathtë VMRO DPMNE të enjten gjatë zgjedhjes së Xhaferit nga shumica e re parlamentare.

http://kallxo.com/evakuohen-deputetet-dhe-gazetaret-nga-kuvendi-maqedonas/

Ambasada e SHBA në Shkup dhe më pas Departamenti i Shtetit i SH.B.A.-së pothuajse menjëherë e njohën zgjedhjen e Xhaferit si të ligjshëm, duke thënë se ata do të bashkëpunojnë me të në përpjekjen për të demokratizuar Maqedoninë.

Takimi i Yee me Xhaferin nuk është një surprizë, ndryshe nga bisedimet e tij të konfirmuara me Presidentin maqedonas Gjorge Ivanov, të vendosur të hënën, pasi Ivanov, i cili refuzon t’i japë mandat për të formuar një qeveri të re shumicës së re parlamentare, më parë tha se ishte shumë i zënë për të takuar Yee.

Por presidenti, i cili më parë iu shmang takimit me komisionerin e Zgjerimit të BE Johannes Hahn dhe përfaqësuesit e tjerë të BE që i kanë kërkuar atij që të rishqyrtojë vendimin e tij, të shtunën i tha medias se pas ngjarjeve të dhunshme të së enjtes orari i tij “u hap” dhe se tani është  në gjendje të bisedojë me Yee.

Zgjedhja e kryetarit të ri të Parlamentit, Talat Xhaferi, është njohur nga Brukseli dhe Uashingtoni – Foto-Arkiva: morm

Ish-kryetari kundërshton zgjedhjen e Xhaferit

Në përputhje me qëndrimin e partisë së tij, VMRO DPMNE, ish-kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanoski këtë fundjavë nuk e pranoi legjitimitetin e pasardhësit të tij.

Veljanoski këmbënguli që Xhaferi u zgjodh jashtë procedurës parlamentare dhe tha se prandaj ai do të jetë ai që do të vendosë se kur do të rifillojë puna e Parlamentit – një insistim që komplikon edhe më tej krizën politike të Maqedonisë.

Udhëheqësi i VMRO DPMNE dhe ish-kryeministri Nikola Gruevski ka hedhur poshtë pretendimet se ai qëndronte pas dhunës të së enjtes dhe se qëllimi i tij ishte të vriste rivalin i tij kryesor politik, Zoran Zaev, kreu i socialdemokratëve, i cili mori një dëmtim kokë gjatë trazirave.

“Nëse ata njerëz që ishin tre metra larg prej tij donin ta vrisnin atë, ata do të kishin bërë”, tha Gruevski të premten për “Telma TV”, duke këmbëngulur se ai kurrë nuk nxiti dhunën, por vetëm paralajmëroi për pakënaqësinë e njerëzve.

Ndryshe nga shpresat e disa njerëzve, zgjedhjet e parakohshme më 11 dhjetor nuk i dhanë fund krizës së vjetër të Maqedonisë dhe që nga ajo ditë nuk u arrit formimi i  qeverisë së re.

http://kallxo.com/gruevski-deshton-ta-formoje-qeverine/

Presidenti Ivanov dhe VMRO DPMNE këmbëngulin se qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët e Zaev do të rrezikonte sovranitetin e vendit, sepse Zaev ka pranuar disa kërkesa për reforma të vendosura nga partitë shqiptare etnike.

LSDM këmbëngul që VMRO DPMNE, e cila ka udhëhequr qeverinë që nga viti 2006, është duke u kapur në pushtet kryesisht për shkak se udhëheqësit e saj kanë frikë nga gjykimi për korrupsion.

Disa figura të larta partiake, përfshirë udhëheqësin e VMRO DPMNE Nikola Gruevski, po përballen me hetime penale dhe aktakuza nga Prokuroria Speciale, SJO, për të cilat ata thonë se janë të motivuara politikisht.