Një veture zyrtare e djegur
Zyrtare: Vetura e Hamdi Ibrahimit u Dogj me Benzinë
KALLXO.com mëson se raportet e hetimeve pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë arritur në përfundimin se vetura e Ibrahimit është djegur me benzinë dhe ky fakt e ka bërë policinë të dyshojë se zjarrvënia ishte e qëllimshme.
Raporti si i tillë është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë Agron Borovci
“Në bazë të raportit të zyrtarit për hetimin e shkaqeve të zjarrit dyshohet se djegia e veturës është e qëllimshme, me ç’ rast është nxjerrë përfundimi se vetura është djegur me anë të materies djegëse benzinë,” ka thënë Borovci.
Sipas tij policia ende nuk ka arritur të zbardhë se cili ishte qëllimi i zjarrit e po ashtu të zbulojë se kush janë kryesit e këtij akti.
“Aktualisht po punohet për identifikimin e personit ose personave te dyshuar te implikuar ne rast,” ka thënë Borovci.
Vetura zyrtare e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës Hamdi Ibrahimi u dogj mbrëmjen e 20 dhjetorit 2015. Ibrahimi në deklaratat e tij këtë akt e cilësoi si sulm ndaj drejtësisë.
http://kallxo.com/hamdi-ibrahimi-djegia-e-vetures-sulm-ndaj-drejtesise/
Përveç veturës së Ibrahimit, kohëve të fundit janë djegur disa vetura zyrtare.
http://kallxo.com/i-vihet-zjarri-vetures-zyrtare-ne-ferizaj/