Zyrtare, serbët protestojnë para Gjykatës - punëtorët shqiptarë largohen në jug

Qytetarë serbë, pritet të mblidhen në orën 12-të para Gjykatës së Mitrovicës për të protestuar lidhur me arrestimet e javës së kaluar për rastin e  vrasjes së Oliver Ivanoviqit në veri të vendit.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i policisë Besim Hoti.

“Po ka protestë të paralajmëruar para Gjykatës po nuk pritet me pas  problem”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se policia është duke zhvilluar aktivitetet normale në veri.

Drejtori i sekretariatit të KGjK-së Shkëlzen Maliqi ka thënë për KALLXO.com se Gjykata ka zhvilluar aktivitetet normale në gjykatë, por për shkak të paralajmërimeve për protestë punonjësit shqiptarë kanë vendosur të dalin në jug të Mitrovicës deri kur të përfundojë protesta.